Lungomare, përfundon para sezonit turistik të 2017

Shqipëria

Lungomare, përfundon para sezonit turistik të 2017

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 07:08
Dritan Leli

Punimet në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, njohur ndryshe projekti i Lungomares, janë kryer në masën 70%.

Bashkia e qytetit bregdetar pezulloi gjatë verës punimet për të mos krijuar problematikë dhe ndotje gjatë sezonit turstik, dhe aktualisht puna ka rinisur.

Kryebashkiaku Dritan Leli, tha se sezoni i ardhshëm do ta gjejë Vlorën me fytyrën e vërtetë turisike me përfundimin e Lungomares.

Dritan Leli: “Projekti i shumëpërfolur do të jetë fytyra turistike e Vlorës. Projekti po rend me hapa të shpejtë dhe sezonin e veror të 2017 do të jetë gati.

Realizimi i këtij projekti dhe vijmësia e punimeve ka ngjallur në mjaf raste kundërshtim të qytetarëve deri në protesta me pretendimin se po paralizohet trafiku dhe po ndotet bregdeti. Kryebashkiaku Leli kërkon mirëkuptimin e tyre duke garantuar se lungomare është projekti më ambicioz i këtij qytetit.

Lungomare është projekt që shtrihet në një gjatësi prej 5 km, projektuar nga arkitekti Xavier de Geyter.

Kanë përfunduar punimet nëntokësore, zgjerimi në zonën e rërës.

Projekti parashikon ndërtimin e një parku, hapësirë sportive, korsi bicikletash. Investimi financohet nga BE dhe qeveria shqptare dhe arrin në vlerën e 12 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat