Shkeljet në buxhet, efektet negative 200 mln euro

Shqipëria

Shkeljet në buxhet, efektet negative 200 mln euro

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 16:35
Bujar Leskaj

Në 200 milionë euro llogariten efektet negative nga shkeljet në buxhetin e vitit 2015.

8 miliardë lekë ose 57,44 milionë euro është vetëm dëmi i konstatuar në të ardhura dhe shpenzime, ndërsa 143 milionë euro shkelje jo efektive janë evidentuar nga auditimi i 137 institucioneve dhe ndërmarrjeve me pronësi shtetërore.

Shifrat u bënë publike nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Për Ministrin Arben Ahmetaj, buxheti i vitit të kaluar i ka përmbushur reformat dhe në sajë të kësaj ecurie  pozitive në buxhet, qeveria vitin e ardhshëm do të rrisë pagat dhe pensionet. Të kundërtën mendon opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat