Rritja e pagave, Shano: Vendim i mirëfilltë elektoral

Shqipëria

Rritja e pagave, Shano: Vendim i mirëfilltë elektoral

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 23:19
Dritan Shano

Për ekonomistin dhe kordinatorin e PD, Dritan Shano vendimi i qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve është një vendim i mirëfilltë elektoral.

Në një intervistë për Ora News, Shano tha se ajo që po bën Rama është një indeksim i pagave.

Shano: Ky është një vendim i mirëfilltë elektoral. Është herë e parë që ndodh gjatë gjithë qeverisjes së PS me në krye Edi Ramën. Nuk ka pasur rritje pagash, nuk ka pasur rritje pensionesh, por ka pasur indeksim pensionesh. Kjo lloj rritje afekton rreth 30 mijë mësues. Më shumë sesa rritje është ndoshta…po të mbledhim indeksim që duhet ti bënte pagave me inflacionin në vitet që nga 2013 kur ka hyrë në zyrë, ndoshta i jep atë rritje që ai premton këtyre mësuesve. Unë nuk do të doja që kjo rritje pagash të ishte lidhur me ato shkurtime që herë pas here kjo qeveri bën në trupën e mësuesve, shkurtime që unë i quaj politike, por ata i motivojnë me mungesën e orëve.

Shano tha gjithashtu se qeveria socialiste nuk ka shpenzuar për rritjen e cilësisë së arsimit. Sipas tij shpenzimet gjatë këtyre viteve për arsimin kanë rënë nga 2.81% të GDP në 2.36%

Shano: Nuk është ndonjë çuti i madh pavarësisht se çfarë thotë kryeministri sepse duhet të jemi koshientë, shpenzimet për arsimin në këto vite të qeverisjes socialiste kanë rënë nga 2.81 % e GDP në 2013 në 2.36 të GDP të vitit 2016. Pra shifrat flasin vetë, i qeverisjes socialiste për të rritur nivelin e arsimit në këto tre vite nuk ka qenë dhe nuk do jetë rritja e pagave një gur i madh themeli në këtë drejtim. Për mua kjo mbetet një premtim elektoral dhe asgjë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat