Gjiknuri në Vaun e Dejës: Nuk do të kemi probleme me energjinë

Shqipëria

Gjiknuri në Vaun e Dejës: Nuk do të kemi probleme me energjinë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:59
Ilustrim

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se në muajt në vijim nuk do të ketë probleme me energjinë, pasi situata me hidrocentralet në vend është nën kontroll.

Këtë e deklaratë e ka bërë teksa ka inspektuar investimet në Vaun e Dejës. Gjiknuri shtoi se në tre vitet e fundit investimet e qeverisë në sektorin e energjetik kanë përmirësuar rrjetin. Sipas tij në Vaun e Dejës është investuar për sigurimin e digave.

“Në tre vite vala e investimeve në sektorin energjetik ka përmirësuar rrjetin. Janë kryer investime këtu në Vaun e Dejës për sigurimin e digave. Në muajt në vijim nuk do të ketë probleme për energjinë sepse situata është nen kontroll së bashku me hidrocentralet. Nuk kemi patur përmbytje dhe besoj se nuk do të kemi, sepse kemi respektuar rregullat. Ne nuk kemi vepruar si qeveria tjetër ku kryeministri hapte portat e bënte shkarkimet me telefon”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat