Shtiret si punonjës në konsullatë, 46-vjeçari mashtrues merr 70 mijë euro për një vizë

Shqipëria

Shtiret si punonjës në konsullatë, 46-vjeçari mashtrues merr 70 mijë euro për një vizë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 19:09
Ilustrim

Pasditen e sotme një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën se ka përfituar para duke mashtruar një qytetarë se do t’i nxirrte vizën kanadeze familjare.

Vënia në pranga e Fatmir Allës u bë rreth orës 18:00 nga Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar me akuzën për veprën penale të “mashtrimit”, ku mësohet se ai prezantohej si punonjës në Konsullatën Kanadeze.

Ka qenë vetë qytetari i cili ra pre e mashtrimit të Allës, ai që ka bërë denoncimin në polici.

Burime zyrtare nga policia thanë se Kastriot C. 44 vjeç me banim në Tiranë, ka deklaruar se Fatmir Alla i ka marrë 70 mijë euro  duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave Kanadeze famijare duke u prezantuar si punonjës i Konsullatës e Kanadeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat