ERE miraton kontratën e re për prodhuesit e energjisë

Shqipëria

ERE miraton kontratën e re për prodhuesit e energjisë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:39
Ilustrim

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar të plotë kontratën e re që rregullon marrëdhënien mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe prodhuesve me përparësi të energjisë.

Përpos pjesës së planifikimit, matjes apo çështjeve të tjera të përfshira në proçes kjo kontratë cakton qartë afatet për shlyerjen e detyrimeve mes operatorëve.

Kontrata citon se , “Blerësi do t’i kryejë pagesën Shitësit kundrejt vlerës së faturës Mujore. Pagesa do të bëhet brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të faturës nga Blerësi. Data e pagesës do të konsiderohet data që nga llogaria e Blerësit preken fondet monetare”.

Për rastet kur ka vonesa kontrata parashikon edhe penalitete.

“Nëse Blerësi dështon në kryejen e pagesës brenda afatit të përcaktuar në këtë Kontratë, shpërblimi për dëmet e shkaktuara si rezultat i vonesës, konsiston në pagimin e kamatvonesës në masën e normës së interesit të bonove thesarit me maturim 1 vjeçar + 0.5% në Vit për çdo ditë vonesë të llogaritura nga data në të cilën do të kryhej pagesa”, thuhet në nenin 8 pika tre.

Kontrata mes prodhueseve dhe OSHEE ka fuqi 15 vjeçare duke përfshirë këtu edhe pjesën e marrëdhënies që HEC-er kanë pasur me KESH. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat