Sëmuren katër nxënëse, Policia zbulon skandalin në shkollë

Shqipëria

Sëmuren katër nxënëse, Policia zbulon skandalin në shkollë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:10
Oborri i shkollës

Gjatë ditës së sotme në shkollën 9-vjeçare në Bilaj të Fushë-Krujë, 4 nxënëse rreth 13-14 vjeçe në momentin që janë futur në klasë pas mbarimit të pushimit të madh, kanë pasur vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.

Ato janë dërguar në Spitalin Rajonal, të cilat kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë se “nga ana e Efektivave të Policisë janë pyetur Drejtori dhe mësuesit, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës, rreth 20 m larg  klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur”.

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Policia ka dërguar për mediat edhe disa foto të shkollës dhe të oborrit ku janë djegur mbeturina. Kjo nxjerr në pah edhe skandalin me kushtet në shkollë që siç duket nga fotot, lënë për të dëshiruar.

Opozita shqiptare në Kuvend, përmes deputetit Flamur Noka hodhi akuza ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit se ka pasur prezencë të hashashit në shkollë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat