Diskutimet për buxhetin faktik 2015 përplasin Boden me Beqaj

Shqipëria

Diskutimet për buxhetin faktik 2015 përplasin Boden me Beqaj

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:28
Ridvan Bode

Atmosfera e fushatës elektorale mbizotëroi në Parlament gjatë diskutimeve për buxhetin faktik të vitit 2015.

Përmes debateve të zgjatura, opozita theksoi se qeveria ka dështuar në ekonominë e vendit.

Sipas ish-Ministrit të Ekonomisë, Ridvan Bode, qeveria dështoi në zbutjen e varfërisë.

Bode: Folët për shpenzime sociale që po bëni mrekullinë dhe keni kthyer kokën nga shtresat në nevojë sepse jeni Parti Socialiste dhe keni vëmendje ndaj shtresave në nevojë.E keni ulur në krahasim me kohën që keni qenë, qoftë për pagesën e papunësisë, qoftë për pagesën e ndihmës ekonomike që nënkupton invalidët. Kemi mund të zbusim varfërinë e njerëzve me 670 milion dollarë, ju e keni ulur me 30 milion dollarë, kjo është demagogjia juaj.

Të kundërtën pretendon qeveria, duke nënvizuar uljen e taksave dhe duke rritur te ardhurat për shqiptarët.

Për Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shqiptarët sot blejnë më lirë dhe kanë më shumë para në xhep.

Beqaj: Shqiptarët sot kanë më shumë lekë dhe blejnë më lirë. Janë shifra të të gjithëve. Vimë tek taksat, rreth 85 mijë biznese në biznesin e vogël për xhiron deri në 5 milion a e kanë taksën zero sot apo jo?

Bode: Jepuni llogari shqiptarëve nëse e keni plotësuar programin tuaj, premtimet taja në masën 97%, atë 3% të lënë borxh tek shqiptarët na e faturoni ne, e mbajmë ne.

Beqaj: Nuk po zgjatem më tej për të tjera masa të ndërmarra nga qeveria të premtuara në qershor 2013, të votuara në shtator 2013 dhe të zbatuara dhe bëra realitet. Sigurisht që ka ende angazhime të cilat jemi të vendosur ti përnmbushim deri në qershor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat