Basha: Shqiptarët po bashkohen në koalicionin e vlerave

Shqipëria

Basha: Shqiptarët po bashkohen në koalicionin e vlerave

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 09:59
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Kurbini se Partia Demokratike është e gatshme të mirëprese çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe lufton kundër krimit, drogës dhe inkriminimit.

Në dëgjesen dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD, kryetari i PD-së, Basha, tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë alternativë për shqiptarët.

Basha theksoi se mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i qeverisë me krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe, të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

Së bashku me shqiptarët, tha Basha, do t‘i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe alternativën që duhet për zhvillimin e vendit, punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve.

“Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpunimin, për kontributin e gjithsekujt, për t’i dhënë vendit atë që meriton, zgjedhje të lira dhe të ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe përfaqësimit me bijtë dhe bijat tuaja më të mira”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat