Kreu i PBKD-së Roshi: Zgjedhjet mund të shtypen edhe në shtatorin e 2017-ës

Shqipëria

Kreu i PBKD-së Roshi: Zgjedhjet mund të shtypen edhe në shtatorin e 2017-ës

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:00
Artur Roshi

Edhe për kreun e Partisë Ballit Kombëtar Demokrat, duhet që në vend të realizohen zgjedhje të lira, pra të ndërtojmë një Kod Zgjedhor që të garantojë ato edhe përtej afateve të zgjedhjeve 4-vjeçare.

Artur Roshi, deklaron se edhe mund të shtyhen zgjedhjet, kjo edhe për në Shtator.

“Në Kuvend nuk ka asnjë vlerë qenia e saj kur nuk bëhet fjalë për të bërë atë që duhet në raport me votën e lirë. Opozita ka momentin e saj që përveç riorganizimit strukturor të saj edhe të testojë mbështetjen popullore të saj nëpërmjet një proteste kundër tjetërsimit të votës së lirë”,-shprehet Roshi. Sigurisht që jam për lista të hapura, deklaron kreu I PBKD-së por shton se ato dhe mund të ndikojnë në sistem aq sa edhe elementët e tjerë si financimi, balanca mediatike etj. “Determinuese për kodin është numërimi elektronik biometrik, pra adresimi i saktë i votës së qytetarit”. Më tej, aleati i PD-së, vë theksin dhe sheh si problematik se, besimi i Shqiptarëve është i lidhur me trafikimin e votës. “Njerëzve ju vjen besimi nga morali dhe idetë politike-ekonomike për një jetë përtej ankthit të ekzistencës njerëzore sado para të kenë nga trafiku hajdutët e besimit të qytetarëve (votave)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat