Boçi: Rama mbeti në klasë, premtoi rritjen pagash në kohë fushate

Shqipëria

Boçi: Rama mbeti në klasë, premtoi rritjen pagash në kohë fushate

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:28
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka kritikuan Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla për takimin që patën sot me pedagogë dhe Akademikë.

Përmes një njoftimi për mediat, Boçi shprehet se Kryeministri tashmë e ka bërë zakon që të akuzojë gjithkënd, e në rastin konkret pedagogët, duke i futur të gjithë në një thes.

Sipas deputetit demokrat, edhe pse ishin në një bashkëbisedim, Rama dhe Nikolla fshehën faktin se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vazhdon të akreditojë programe klienteliste.

Reagimi i deputetit të PD Luçiano Boçi:

Edi Rama mblodhi sot pedagogë, profesorë e akademikë, në atë që e quan bashkëbisedim, po ku flet vetëm ai për dy orë me radhë.

Sigurisht, si gjithmonë nuk përtoi t'i etikojë si të paaftë e të korruptuar duke i futur të gjithë ne një thes. Në thesin e tij.
Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak. 

I nisi fyerjet me Linditën e tij të Arsimit, dhe i ndau pedagogët në miq e armiq , që kanë krijuar kaos dhe kanë mbjellë mediokritet.
Predikoi autonominë universitare, por i hoqi 2 orë pedagogët nga auditorët ditën e hënë, për t’u mbajtur një leksion të gjatë e po aq mediokër, politik.
Rama dhe Lindita recituan edhe njëherë para pedagogëve po të njëjtat mashtrime:
Na lavdëruan, me këmbëngulje të lavdërushme sistemin hyrës të pa lavdi, në universitete, por nuk thanë pse degët më të kërkuara, si asnjëherë në këto 25 vite, si Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri Mjedisi, Telekomunikacion etj, janë ende bosh.

U krekosën për ekselentët dhe meritën, por asnjeri nuk shpjegoi, pse më të mirët sot, si asnjëherë në këto 25 vite, u degdisën në degë të dorës së dytë.
Nuk dhanë as llogari për çorbën q? gatuan, duke kufizuar lirinë e preferencës, vetëm e vetëm të çonin maturantët tek mullinjtë e privatit. 
Rama dhe Lindita fshehën faktin se Agjensia e Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi rrufe programe për klientelën dhe politikën, pavarësisht se Agjencia Britanike vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar.

Pasi i hoqën pagesat për p-time, pasi i reduktoi në maksimum pedagogëve të drejtën e orëve suplementare, shpërblimin për udhëheqjet e temave e vlerësimin financiar për punën shkencore, u thotë se në Mars, meqë hyjmë në fushatë, do i rrisë pagat.
Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para pedagogëve, profesorëve e akademikëve.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat