“Duhet ndryshuar strategjia për të luftuar marijuanën”

Shqipëria

“Duhet ndryshuar strategjia për të luftuar marijuanën”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:21
Eksperti i sigurisë kombëtare, Fabian Zhilla

Eksperti i sigurisë kombëtare, Fabian Zhilla, thotë se prirja e rritjes së sipërfaqeve të mbjella me marijuanë është dëshmi e dështimit të strategjisë me të cilën po luftohet ky fenomen. Këto komente ai i bëri në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku theksoi se në vend të një politike parandaluese, u ndoq thjesht politika e reagimit, që rrezikon të çojë në krijimin e një Lazarati të ri.

Sipas ekspertit, goditja ka patur në fokus vetëm mbjelljen dhe jo trurin e problemit, që janë grumbulluesit dhe trafikuesit e drogës.

Zhilla, ekspert për sigurinë kombëtare, thotë se situata bëhet edhe aq më e vështirë pasi një pjesë e problemit, janë edhe fermerët, të cilët të joshur nga nevoja për fitim të shpejtë dhe arsye ekonomike, po kultivojnë drogë në vend të të lashtave.

Gjatë intervistës, dr. Zhilla tha se reforma në sistemin e drejtësisë duhet shfrytëzuar për të luftuar krimin e organizuar që ka lidhje serioze me politikën shqiptare. Ai tha se do të ishte fatalitet në kufij historik për vendin, nëse politika nuk do t’i shërbente qëllimit për vetëpastrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat