Pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut pengon nisjen e verifikimit

Shqipëria

Pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut pengon nisjen e verifikimit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 09:40
Adriatik Llalla

Kjo e martë ishte dita e duhur për t’i parë të buzëqeshur gjyqtarët dhe prokurorët. Pezullimi i ligjit të “vetting”-ut u ka dhënë atyre një shans të beftë për të mos qenë nën presionin e afatit të 7 nëntorit, brenda të cilit ata duhet të dorëzonin formularët e vetëdeklarimit për procesin e “Vetting”-ut. Nga ana tjetër, edhe gjyqtarët dhe prokurorët, gjatë datave 4 dhe 5 nëntor, janë thirrur në mbledhje të përgjithshme për të vendosur nëse do të mbajnë qëndrim pro apo kundër “Vetting”-ut në Kushtetuese. Deri më tani më pak se 50 e subjekteve e kanë kryer këtë proces dhe mes tyre që ende nuk kanë depozituar deklaratën janë gjyqtarët kushtetues, të lartë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kur kanë mbetur dhe 13 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar për dorëzimin e dokumenteve për justifikimin e pasurisë në kuadër të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve njohur si “vettingu” pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive këtë proces e kanë kryer deri më tani jo më shumë se 400 nga 800 prokurorë e gjyqtarë në të gjithë vendin. Ndër personat që ende nuk kanë depozituar personalisht sipas procedurës dokumentacionin e justifikimin e pasurisë rezultojnë kryeprokurori Adriatik Lllalla dhe gjyqtarët të gjykatës kushtetuese asaj të lartë dhe shumë gjyqtar e prokuror nga rrethet. Referuar nenit 24 të ligjit për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ata kanë 30 ditë afat që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat