Vasili: Pezullimi i Vettingut sjell vonesa, Venecia opinion shterues

Shqipëria

Vasili: Pezullimi i Vettingut sjell vonesa, Venecia opinion shterues

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 20:52
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se pezullimi i ligjit të Vettingut sjell vonesa për reformën në drejtësi.

Ai theksoi se vendimet e gjykatave duhen respektuar. Ai deklaroi se opinioni i Komisionit të Venecias do të ketë rol shterues në këtë drejtim.

Vasili: Të gjithë ne presimin implementimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi dhe Vettingu, natyrshëm ishte një nga momentet kyç në këtë proces. Sigurisht kjo prodhon vonesa, të cilat nuk kënaqin kërkënd, por vendimi i Gjykatës është vendim i Gjykatës.

Jemi detyruar ta presim. Sigurisht, unë nuk e kam pasur në sjelljen time politike zakon që të komentoj vendimet e gjykatave aq më tepër që nuk kemi vendim përfundimtar. Për fat të mirë, kemi një pezullim të përkohshëm dhe opinioni i Venecias do të ketë një rol shterues. Ne jemi shpresëplotë se do të kemi një konkluzion të shpejtë. 

Vasili tha se LSI-ja ka këmbëngulur që ligjet të miratohen me konsensus për shkak se sjellin qëndrueshmëri afatgjatë.

Vasili: Do të ishte mjaft e dobishme të kishte konsensus në mënyrë të veçantë ligji për ligjin e qeverisjes së gjyqësorit. Është ligji 7 i paketës së parë. Zgjidhjet konsensuale janë ato që na vënë në hullinë e qëndrueshmërisë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat