BE & rivlerësimi, ekspertët dhe shanset për hapjen e negociatave - Bota Sot
BE & rivlerësimi, ekspertët dhe shanset për hapjen e negociatave

Shqipëria

E premte, 17 nëntor 2017

BE & rivlerësimi, ekspertët dhe shanset për hapjen e negociatave

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 20:23
Romana Vlahutin

Ligji i rivlerësimit është ligji kyç i zbatimit të reformës në drejtësi. Tashmë i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe i dërguar në Komisionin e Venecias për të marrë një opinion më të specializuar për kushtetuetshmërinë e tij, ky ligj përcakton dhe vendos në rreshtin e parë për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkombëtarët.

Si një kërkesë e panegociueshme e Bashkimit Europian, me një zyrë të specializuar bashkërendimi në Bruksel të udhëhequr nga juristi gjerman Reinhard Priebe, u bë e mundur hartimi i draftit të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 21 korrik.

Reinhard Priebe, i njohur si ekspert me reputacion në Bruksel, ka udhëhequr punën e ndërkombëtarëve në Bruksel për hartimin e aneksit kushtetues në lidhje me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

E pyetur mbi rolin e z.Priebe pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese kreu i delegacionit të BE Romana Vlahutin në Tonight Ilva Tare dha këtë përgjigje:

Vlahutin: Është një mekanizëm bashkërendimi i cili përfshin kolegët tanë në selinë qendrore që vjen nga drejtoria e përgjithshme e zgjerimit dhe nga drejtoria e përgjithshme e drejtësisë. Ata kanë ftuar zotin Priebe i cili ka qenë zyrtar, ka dalë në pension i cili ka njohuri shumë të mira për gjithë rajonin dhe procesin e zgjerimit dhe i është kërkuar atij që të ndihmojë për të bërë vettingun në mënyrën e duhur. Ai është edhe jurist, konstitucionalist, është ish gjyqtar, kështu që sjell me vete njohuritë e veta ligjore por ka përvojë të drejtpërdrejtë me zgjerimin, kështu që në një farë mënyre, ai është ekspert dhe po ndihmon për t’i bërë gjërat.

Reinhard Priebe ka studiuar të drejtën europiane dhe ka përfaqësuar Gjermaninë për 40 vjet në BE.

Por pas hartimit të kushtetutës së re, detyra e tij ka përfunduar.

E kontaktuar nga Ora News, zyra e shtypit të delegacionit të BE në Tiranë sqaroi se detyra e Reinhard Priebe ka qenë këshillimi i autoriteteve kompetente për hartimin e Kushtetutës, por nuk përjashtohet një angazhim i tij i mundshëm në të ardhme për zbatimin e reformës.

 BE: “Reinhard Priebe është angazhuar duke këshilluar autoritetet kompetente, së bashku me Euralius, në përgatitjen e draftit ligjor për amendamentet kushtetuese. Me miratimin e amendamenteve kushtetuese, detyra e tij përfundoi. Nuk përjashtohet që kompetencat e zotit Priebe mund të jenë të dobishme në të ardhmen për implementimin e procesit”.

Pavarësisht kësaj, drejtësia është një kusht për Shqipërinë për të ndezur dritat jeshile të negociatave të gjata me BE dhe ngrirja e rivlerësimit të gjyqtarëve nuk i bën mirë rrugës së Shqipërisë drejt Brukselit.

Gjatë kohës së përgatitjes së raportit, lajmi i pezullimit të ligjit që do të rikthejë profesionalizmin në sektorin e drejtësisë, vështirëson integrimin në klubin europian që tashmë po pret implementimin e reformës.

Zyra e marrëdhënieve me jashtë, të cilët thanë se rivlerësimi është i domosdoshëm.

 “BE konsideron se një rivlerësim tërësor dhe gjithëpërfshirës i sistemit gjyqësor në Shqiëpri është një përpjekje thelbësore, e cila pritet të forcojë profesionalizmin në këtë sektor. Si e tillë, duhet të implementohet në mënyrën dhe kohën e duhur në kontekstin procesit të vazhdueshëm të reformës së gjerë. Progresi në reformën në drejtësi është një përpjekje kyç për Shqipërinë në mënyrë që të avancojë në rrugën e saj drejt BE. Kontrolli i kushtetutshmërisë së ligjeve është prerogativë e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i këtij procesi, do të merret parasysh nga autoritete të tjera shqiptare, të ngarkaura me implementimin e reformës”.

Komisioni i Venecias pritet të japë opinionin e tij në mbledhjen e 9 dhjetorit, por ndërkohë pezullimi i rivlerësimit shkakton një efekt domino në të gjithë reformën si dhe ngrin vetë Kushtetutën.

Pa këtë ligj nuk ngrihen dot organet kompetente për rivlerësimin, që do të thotë se asnjë gjyqtar në republikën e Shqipërisë nuk mund të aplikojë për organet e reja të sistemit të drejtësisë.

Në hullitë ku ka hyrë, reforma në drejtësi në Shqipëri, nuk do të fillojë zbatimin e plotë të saj përpara vitit 2018.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test