Pamje shokuese e aksidenteve të frikshme në Tiranë

Shqipëria

Pamje shokuese e aksidenteve të frikshme në Tiranë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 23:33
Ilustrim

Një video që përmbledh seri aksidentesh të ndodhura në Tiranë, u publikua mbrëmjen e sotme nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Video e mëposhtme tregon momente të disa aksidenteve të ndodhura në rrugët e Tiranës, ku më së shumti kanë ardhur nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Duke publikuar këtë video, Tahiri thotë se “ja përse nuk duhet shkelur semafori”.

Ai i bën thirrje përdoruesve të makinave, që të respektojnë rregullat që të shpëtojnë shëndetin dhe jetën”.

Ndër aksidentet më të rënda është ai që në videon e mësipërme tregohet qartë kur një makinë e cila kaloi me semafor të kuq, kryen përplasje të fortë me një tjetër automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat