Rama inspekton Rafinerinë e Naftës në Ballsh

Shqipëria

Rama inspekton Rafinerinë e Naftës në Ballsh

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 13:09
Pamje nga vizita

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot Uzinë e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, e njohur si Rafineria, e cila ka rifilluar punën me kapacitet të plotë, pasi ndryshoi administratorin. 

Rama bisedoi me punonjësit dhe tha se “ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent...dhe kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar.”

Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, “të gjithë serrat e Mallakastrës. Sasia është kolosale.” Kjo, për kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës. “Ne duhet ta synojmë këtë, të arrijmë sasinë e avullit që të furnizojmë gjithë serrat e Mallakastrës dhe t’i japim një bum gjithë zonës nga pikëpamja bujqësore”, theksoi ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat