Dhunoi fëmijët në kopsht, Anjeza Shabani kërkon gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Dhunoi fëmijët në kopsht, Anjeza Shabani kërkon gjykim të shkurtuar

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:49
Anjeza Shabani

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat ‘Diren’ ka kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën e radhës së zhvilluar sot ndaj saj. Gjykata pritet të marrë gjatë seancës së radhës, një vendim lidhur me kërkesën e Shabanit.

Shabani u filmua duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar në kopshtin e saj, ndërkohë që pas arrestimit të 34-vjeçares, të tjerë prindër që kishin fëmijët në këtë kopsht kanë denoncuar për dhunë ndaj fëmijëve të tyre brenda institucionit.

Shabani ka shfaqur pendesë menjëherë pas bërjes publike të ngjarjes që ngjalli indinjatë të madhe në mbarë opinionin publik, duke deklaruar se situata i kishte dalë jashtë kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat