PD harton programin qeverisës, Basha: Model i ri i një politike me demokraci funksionale

Shqipëria

PD harton programin qeverisës, Basha: Model i ri i një politike me demokraci funksionale

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 17:34
Lulzim Basha

Në një takim me drejtorin e CDU, që ka hartuar programin e qeverisjes së PD-së, kryeopitari Lulzim Basha deklaroi se beteja e opozitës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kreu I demorkatëve theksoi se modeli i ri politik i PD-së mbështet demorkacinë funksionale, ndërsa theksoi se hapi i parë i opozitës është shembja e kësaj qeverie të korruptuar.

“Pak më para, me eksperte e pranishëm këtu diskutuam paradoksin në dukje të parashtrimit të platformës, në një kohë që në Shqipëri janë rrezikuar dhe kërcënohen shtyllat themelore të demorkacisë. Gjendja në Shqipëri është e parecedentë. Një çështje që unë bashkë me aelatët tanë e kemi në qendër të vëmendjes. Dua të garantoj qytetarët shqiptar, ndërsa kjo sfidë, demokracia dhe zgjehdjert e lira e të ndershme, mbeten në qendër të aksionit tonë, ne marrim përgjegjësitë tonë si opozitë dhe aletrantiva për nesër për t’ju shpalosur shqiptarëve jo vetëm denoncime, shifra dhe emra e mbiemra.”, tha Basha.

Nga ana tjetër Basha bëri të ditur se PD ka program për zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa tha se angazhimet programore të opozitës janë realiste.

“Jo thjesht indinjatën dhe përgjegjësinë e kësaj situate, por rrugët e daljes që kalojnë nga një model politik në një demokraci funksionale. Dramatike është gjendja e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë. Në thelb qeverisja përtej rendit dhe sigurisë, nuk është gjë tjetër veçse rishpërndarje të ardhurash. Sa herë që kjo punë bëhet keq dhe qeveria me dashje e menderos këtë punë, përballemi me pallavra, me retorkikë, por në thelb bëhet e qartë gjithçka.”, theksoi Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat