Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Shqipëria

Holanda mund të bllokojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 23:03
BE

Holanda mund të jetë sërish një pengesë e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian.

ABC News ka mësuar që disa deputetë holandezë, relatorë të partive të tyre për çështjet e Evropës, janë shumë kritikë dhe të prirur për të votuar kundër propozimit për hapjen e negociatave. 

Burime nga partitë opozitare thanë që do të ketë vota kundër hapjes se negociatave me Shqipërinë. Kurse deputetët e qeverisë e kanë pak të vështirë të flasin, sepse parimisht nuk flasin pa u njohur me detajet e propozimit që do të niset nga Brukseli në Hagë. 

Por të paktën një deputet i partisë së Kryeministrit Mark Rutte tha jashtë kamerave, që hapja e negociatave me shumë gjasa nuk do të ndodhë, por vendimi i grupit do të merret zyrtarisht kur kërkesa e Brukselit të shkojë në Tiranë. 

Holanda ka një sistem parlamentar me 150 deputetë dhe për të siguruar shumicën e propozimit do te duhen 76 deputete. Burime të rezervuara thanë se afro 55 deputetë do të votojnë me siguri kundër propozimit te Bashkimit Europian. Por pritet që numri i kundërshtuesve të jetë më i lartë për shkak se edhe partia e kryeministrit Mark Rutte që ka aktualisht  40 deputetë pritet të votojë po ashtu kundër këtij propozimi.  Shkak për ketë pengese sipas burimeve holandeze janë klandestinët dhe azilkërkuesit, të cilët janë bërë një problem i madh në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat