Negociatat për Shqipërinë, Meta: Produkt i të gjithë forcave politike

Shqipëria

Negociatat për Shqipërinë, Meta: Produkt i të gjithë forcave politike

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 16:16
Ilir Meta

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka përshëndetur rekomandimit e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një konferencë shtypi pasi ambasadorja e BE Romana Vlahutin i dorëzoi progres-raportin, Meta u shpreh se ky është produkt i të gjitha forcave politike në vend dhe një angazhim i palodhur i komunitetit ndërkombëtar.

Në raportin e Komisionit Europian, propozohet hapja e negociatave me kusht, ndër të cilat është zbatimi i reformës në drejtësi dhe ligji kryesor ai i Vettingut.

“Vettingu është një proces politik që do të ndodhë së afërmi. Është një kërkesë e qartë e Bashkimit Europian”, është shprehur kryeparlamentari Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat