Ambasadorja Janina: Rekomandimi i qartë për Shqipërinë

Shqipëria

Ambasadorja Janina: Rekomandimi i qartë për Shqipërinë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 00:54
Suela Janina

Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Suela Janina thotë se Komisioni Evropian konfirmoi sot qartë rekomandimin për Shqipërinë, ndërsa vendi ynë ishte i vetmi i evidentuar si lajm pozitiv.

Gjatë një interviste për drejtoren e lajmeve të Ora News, Ilva Tare, Janina tha se kushti i vetëm nëse mund të konsiderohet i tillë është ligji i Vettingut.

Janina: Shqipëria ishte e evidentuar si lajmi më pozitiv në gjithë paketën e zgjerimit. Ky është rezultat i një pune tre vjeçare që nga marrja e statusit të vendit kandidat. Tani ne po shohim rezultate konkrete.

Për Shqipërinë jo vetëm që është vlerësim por edhe angazhim më tepër. Ne duhet të adresojmë me shumë seriozitet kriteret e vendosura. Vështirësitë që janë në plotësimin e këtyre kritereve herë pas here mund të jenë më të jenë më të vështira për shkak të situatave që kalon Bashkimi Evropian. Në qoftë se ne vazhdojmë me këtë ritëm, drita jeshile nga vendet anëtare nuk do të vonojë.

Procesi i hapjes së negociatave lidhet me disa hapa. Fitorja e parë e një beteje të madhe është rekomandimi, më tej është Këshilli që vendos. Ky hap do të marri vlerësimin e duhur nga vendet anëtare. Ne na takon të adresojmë të gjithë reformat që na duhet. Dhe kjo është e lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe specifikisht me procesin e Vettingut.

Për sa i përket hapjes së negociatave, vendet anëtare janë pesë kriteret e njohura; avancimin e administratës publike, me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, me reformën në drejtësi, dhe me performancën për të drejtat e njeriut. Komisioni nuk flet për kushte, por flet për një rekomandim të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat