Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Ballsh

Shqipëria

Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Ballsh

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 11:34
Shpërthimi në Ballsh

Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rafinerinë e Ballshit, prokuroria ka nisur hetimet. Si pasojë e shpërthimi në rafineri, ka humbur jetën një punëtor dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Bëhet e ditur se organi i akuzës po heton për veprën penale “Shkelje të rregullave në punë”, ndërsa do të jenë rezultatet pas hetimit ato që do të sqarojnë edhe për përgjegjësitë e ngjarjes.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas një defekti në kompresorin në repartin e hidropastrimit, e më pas nga bllokimi i valvulës së bombolës së hidrogjenit, pasoi shpërthimi dhe zjarri në uzinë.

Është bërë e ditur se në momentin që ka rënë zjarri, në të gjithë uzinën ishin në turn 300 punonjës, të cilët janë larguar me shpejtësi nga ambientet e punës.

Ndërkohë për të neutralizuar flakët në uzinë shkuan zjarrfikëse nga Ballshi, Fieri, Tirana e Vlora shkuan në uzinë. Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se rreziku më i madh qëndronte te reparti ngjitur, ai i reaktorëve, pasi nëse flakët depërtonin aty, atëherë mund të ndodhte një katastrofë e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat