Inspektoriati Industrial: Ja pse ndodhi shpërthimi në Rafinerinë e Naftës në Ballsh

Shqipëria

Inspektoriati Industrial: Ja pse ndodhi shpërthimi në Rafinerinë e Naftës në Ballsh

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 11:46
Rafineria e Naftës në Ballsh

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nxjerrë konkluzionet për shpërthimin që ndodhi në uzinën e naftës në Ballsh. Sipas ISHTI-it, shpërthimi ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të valvulës së sigurisë, pasi nuk ishin respektuar rregullat teknike.

Në njoftimin e Inspektoriatit thuhet se “nuk funksionoi valvula e sigurimit.  Në uzinën e Ballshit bëhej pastrimi i naftës me hidrogjen.

Presioni i punës së pajisjes u rrit në mënyrë të menjëhershme.

Ngjarja ndodhi gjatë vënies në punë të impiantit të manovrimit për ndarësin.

Shkak i shpërthimit qe mosrespektimi i rregullave teknike. Konkluzionet do t’i vihen në dispozicion, prokurorisë për hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat