Grushta në parlamentin shqiptar, deputetët e PS kërkojnë të merret masë disiplinore për Palokën

Shqipëria

Grushta në parlamentin shqiptar, deputetët e PS kërkojnë të merret masë disiplinore për Palokën

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 13:25
Kuvendi perleshja

(E plotësuar) - Pas më shumë se një viti ngërç, parlamenti vëtëm me votat e amzhorancës votoi 5 anëtarët  e  autoritetit për informimin me  dokumentat e ish sigurimit të shtetit, ndërsa opozita më herët braktisi  sallën.

Dhe ashtu siç opozita e kishte paralajmëruar  kandidati i mbështetur prej tyre Selami Zalli u rrëzua.

Anëtarët e votuar nga mazhoranca  janë Daut Gumenin, i cili  mbështetet nga Shoqata e të Përndjekurve poltik, Simon Mirakën e mëbshtetur  nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Altin Hoxha i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim,  Maringlen Kasmi i mbështetur nga Partia Socialiste, dhe Gentjana Sulaj e mbështetur nga Këshilli i Ministrave

Në debat për hapjen e dosje u përfshine dhe deputetët Ben Mblush e Mesila Doda.

Parlemnti miratoi dhe Bledar Skenderin si anatarin më të ri të KQZ për vendin vakan të mbetur pas zgjedhjes se  Denar Bibës në krye të këtij isntitucioni. Ndërkohë në mungesë të votave, mazhoranca shtyu votimin për ndryshimine  kodit hekurudhor.

***

Pas incidenteve të ndodhur ditën e sotme ne Parlament, ku seanca është zhvilluar me tensione të larta si dhe pas konfrontimit që ndodhi mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, një grup deputetësh socialist i janë drejtuar me një kërkesë Byrosë së Kuvendit për mbledhjen urgjente të saj dhe marrjen e masës disiplinore ndaj ti.

Deputetët socialistë e akuzojnë Palokën për ofendim me një fjalor jo parlamentar dhe ndërmarrjes së sulmit personal ndaj Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë seancës së sotme plenare.

Ndërkohë më herët kryetarja e seancës Leskaj përjashtoi nga punimet e Kuvendit deputetin Flamur Noka për thyerje të rregullores së Kuvendit.

Berisha i përgjigjet Ramës: Ky është djali që mbron krimet e babait, s’tha asnjë fjalë për xhelatin Mehmet Shehu

Në replikë me kryeministri Edi Rama, i cili e ftoi ish drejtuesin e të djathtëve Sali Berishën që të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bunkerit, për të cilin një vit më3 parë pati protesta dhe reagime të shumta, ky i fundit ka replikuar ashpër.

“Këta kanë në psikologjinë e vetë adhurimin për krimin e dobishëm, i cili ka qenë paqësor në prani të bllokut, cilido që të ishte natyra tij, buronte nga fakti se ai i shërbente pushtetit. Sot zotëria foli për bunkerin. S’po bën asnjë tjetër përveçse po përpiqet  që të përvetësojë barbaritë e etërve të tij. Ky është djali që mbron krimet e babait të tij”, tha Berisha.

“Unë një gjë nuk i pranoj, faktin që nuk dënon një krim konkret të babait të tyre. E dënoj që të mos thotë një fjalë për xhelatin Mehmet Shehun”,  tha ai.

Çfarë do që të bëjmë ne për të përndjekurit nuk i kthejmë dot vitet e tyre të kalbura në burgje. Sapo erdhëm në pushtet nëse në 8 vite nuk rikthyen asnjë qindarkë të vetme socialistët, ne menjëherë vendosëm marrëveshjen me ta me 18.6 dollarë ditën e burgut. Vendosëm pensione shtetërore për të gjithë personat deri në 60 vjeç që kanë qenë në regjim dhe të pushkatuarit”, tha ai.

Rama ironizon Berishën: Hajde të inaugurojmë bunkerin se je bashkëautor

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë ka ftuar ish-kryeministrin, Sali Berisha që të bëhet pjesë e inaugurimit të bunkerit që ndodhet në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Rama, duke ironizuar Berishën, e ka quajtur si bashkautori të bunkerit, duke pasur parasysh sulmit që opozita i bëri një vit më parë për të shkatërruar.

“Të shtunën do inaugurojmë bunkerin, të ftoj të vish, je dhe bashkëautor aty se ke organizuar një grup ustallarësh me mjetet e tua, shishe benzine, këto mjete që njef ti, dhe i ke turrur atje për të marrë pjesë në ndërtimin e veprës, ato gropa që ata hapën nën yshtjen tënde janë aty janë pjesë e historisë, hajde ditën e shtunë të shikosh cdo me thënë të jesh serioz kur ballafaqohesh me të shkuarën. Bëhu burrë dhe hajde të ballafaqohesh me partinë tënde nënë, jo me këtë vajzën që i ke lënë Lulit”, tha Rama.

Bunkeri është kthyer në muze, ku do të hapet të shtunën. 

***

Duke marrë fjalën në Parlament, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike dhe në veçanti atyre të eksponentit kryesor të saj, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Rama ka akuzuar parardhësin e tij se po pengon ligjin e Vetting-ut sepse ka frikë prej tij. 

“Ti Sali nuk thua asnjë fjalë për integrimin dhe sfidën e përbashkët të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, që e lufton me shpirt ndër dhëmbë me të gjitha mënyrat e tua dhe edhe sot që flasim bën çmos që ta pengosh në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Rama. 

Ai ka ironizuar edhe referimin që Berisha i ka bërë qëndrimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sa i takon kësaj çështjeje. 

“Ti na citon Lulzim Bashën, a thua se ne këtu kemi respekt për administratorin që ke caktuar në SHPK-në tënde. Ti Sali ke vetëm një makth sot, Vetting-un, prandaj e nxjerr lulzimin si kamikaz”, ka thënë Rama. 

Kreu i qeverisë u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se mazhoranca e ka përjashtuar atë nga ligji për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. 

Sipas Ramës, ka qenë pikërisht Berisha që gjatë qeverisjes së tij e la në harresë këtë çështje për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Partisë Komuniste. 

“Përveç viteve që ke qenë kryeministër, në këtë foltore je betuar se do ndërtoje monumente, institute e gjithëçfarë që të mos e lejoje memorien e diktaturës të fshihej. Çfarë bëre? Një vrimë të madhe në ujin që tunde këtu. Asgjë nuk le ti pas si shenjë serioziteti dhe s’e kuptoj se si të besuan ata (të përndjekurit) ty, që ishe sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë”, ka thënë Rama. 

Nga ana tjetër, ka vijuar ai, qeveria aktuale e ka marrë seriozisht hapjen e dosjeve dhe “nuk e ka bërë ligjin vetëm për të marrë votën”. Gjithashtu, “ajo që po bëjmë ne do të jetë ndër muzetë më të vizituar të Europës për të marrë vesh se çfarë ka qenë diktatura këtu”, ka shtuar Rama. 

Ai e ka ftuar Berishën që në fundjavë të jetë i pranishëm në përurimin e Bunkerit, që do të tregojë pikërisht plagët e diktaturës. 

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe debatin e krijuar lidhur me automjetet “Toyota” të ardhura nga Japonia. “S’kemi blerë asnjë makinë, kanë qenë dhuratë e qeverisë japoneze që promovon makinat e veta”, ka shtuar Rama.

Grushta në parlamentin shqiptar

Deputetët e PD-së kanë sulmuar fizikisht ministrin Ilir Beqaj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka shtyrë Beqajn, pasi sipas tij, në fillim duhet të fliste Sali Berisha, dhe pastaj Beqaj.

Deputeti Taulant Balla tha se Paloka e ka goditur me grusht Beqajn, dhe për këtë arsye ka kërkuar marrjen e masave ndaj tij.

Kjo gjë duket edhe në video.

 
Balla: Paloka është kreu i grupit parlamentar të PD-së vetëm se di të bëjë sherr më mirë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur nga seanca e Kuvendit ka bërë me dije se PD-ja po tenton që të prish imazhin e Shqipërisë përpara ndërkombëtarëve.

Ai ka sjellë në kujtesë, sipas tij, rastin e turpshëm të Aldo Bumçit, që votoi në komisionin Evropian kundër çeljes së negociatave.

“Kisha menduar se sjella e turpshme e Aldo Bumçit në KE, ishte një shmangie e tij nga urdhërata e partisë.

I pari që do të prishte seancën është kryetari i grupit parlamentar. Ai është zgjedhur në krye të grupit vetëm se di të bëjë sherr mirë. Incidenti në sy të të huajve është një urdhër i mirëstrukturuar.

Sa herë që ka të huaj në Shqipëri, urdhri politik nga kryetari de fakto i PD-së çdo duhet vetëm sherr, çdo ditë duhet vetëm rrëmujë.

Sjellja e Aldos dhe grupit të PD-së është një sjellje antidemokratike.

Një kryetar i partisë më të madhe në i opozitë si argument ndaj ministrit ka vetëm grushtin.”, ka theksuar Balla duke iu referuar Edi Palokës.

Po ashtu, deputeti socialist ka paralajmëruar se opozita do të çojë një Gjykatë Kushtetuese ligjin e organeve qeverisë të Gjyqësorit, të miratuar pakë ditë më parë konsensusin e PD-së.

“Dua në emër të PS-në, planin B kundër vendimit të hapjes së negociatave. Partia demokratike po bëhet gati të çojë në gjykatë kushtetues ligjin për Qeverisjen Gjyqësore.”, përfundoi Balla. 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka,në fillim të seancës, pati një konfrontim fizik me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat