Basha i kërkon Hungarisë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë

Shqipëria

Basha i kërkon Hungarisë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 12:04
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka pritur sot në një takim, Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto, të cilit i ka kërkuar në emër të PD-së dhe të të gjithë shqiptarëve që Hungaria të vazhdojë ta mbështesë integrimin europian të Shqipërisë.

“U takova, - tha Basha, - me  Szijjarto, me të cilin ndava vlerësimin e madh për rolin e Hungarisë, vlerësimin për Kryeministrin Orban, për mbështetjen në integrimin europian të Shqipërisë dhe i kërkova në emër të PD-së të vazhdojë të mbështesë me të gjitha mënyrat, integrimin europian të Shqipërisë dhe veçanërisht, procesin e hapjes së negociatave.

Gjatë bisedës shumë miqësore që pata bisedova për situatën dramatike që po përballet shoqëria shqiptare dhe prej tij m’u kërkua që opozita dhe shqiptarët të luftojnë për të përmbushur jo vetëm 5 kriteret kyçe, por edhe ato për respektimin e standarteve në zgjedhje. E garantova se PD-ja dhe opozita do të vazhdojë luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit si interesi ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe bashkëpunimin tonë bilateral e europian në tërësi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat