Basha-Ymeri: Kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës

Shqipëria

Basha-Ymeri: Kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 13:28
Lulzim Basha takon Visar Ymerin dhe Glauk Konjufcën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për mediat nga zyra e shtypit e PD-së, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.

Kryetari i PD-së Basha, theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

“Në veçanti ky bashkërendim duhet t’i shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Basha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambjentet e paraburgimit, kryetari i PD-së Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat