Kush është Nelgert Pata, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Fier, i shpëtoi vrasjes në gusht

Shqipëria

Kush është Nelgert Pata, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Fier, i shpëtoi vrasjes në gusht

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:19
Nelgert Pata, i riu që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Fier

I riu Nelgert Pata, i cili u vra me breshëri kallashnikovi ditën e sotme në Fier, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Tre muaj më parë atij iu bë atentat në Tiranë, ku mbeti i plagosur.

Më 21 gusht të këtij viti rreth orës 15:35 në një lokal, te pallatet në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë atij iu bë atentat me armë. Nelgert Pata, cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt, i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali,dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh.

Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur, dhe policia e Tiranës edhe sot nuk ka identifikuar as autorin e atentatit dhe nuk ka mundur të gjejë as të plagosurin Nelgert Pata, raporton "News 24".

Sulmi me armë ndaj tij, ka qenë një atentat i mirëfilltë dhe i organizuar. Sipas burimeve nga policia, ai është qëlluar nga një armë me precizion të lartë, e dyshuar snajper por policia në vendngjarje nuk gjeti asnjë gëzhojë.

Pata i sapoliruar nga burgu, ku vuajti dënimin për trafikim të disa vajzave për shfrytëzim prostitucioni, ditën kur iu bë atentati sapo kishte ardhur nga Gjirokastra në Tiranë, me një automjet tip “Benz”, të blinduar, të zi. Policia dyshon se atentatorët kanë ndjekur lëvizjet e tij sapo ai të zbriste nga automjeti i blinduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat