“Sukese në jetë”, Vokshi – Beqajt: Sot të gjuajtën me vezë dhe domate, nesër do shkosh në prokurori

Shqipëria

“Sukese në jetë”, Vokshi – Beqajt: Sot të gjuajtën me vezë dhe domate, nesër do shkosh në prokurori

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 12:15
Ilir Beqaj

Një grup aktivistësh gjuajtën sot me vezë dhe domate ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke marrë spunto nga audioregjistrimi i ditëve të fundit ku kreu i shëndetësisë shkarkoi një vartësin e tij pasi mungoi në një mbledhje partie.

Ndërsa debati u zhvendos në Komisionin e Shëndetësisë gjatë raportimit të ministrit Beqaj.

Ndërsa ministri po prezantonte buxhetin e vitit 2017, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi dha se nesër do të përballen në Prokurori.

“Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit”, tha Vokshi.

Nga ana e tij, ministri Beqaj tha se buxheti i shëndetësisë është 47 mld e 3 mln lekë.

“1.3 mld lekë të reja për politikat e pagave të 2017. 170 milionë lekë të reja për grantet dhe 30 milionë lekë për konvertimin e borxhit italian”, tha ministri.

Ndërkohë deputetet e mazhorancës i kërkuan kryetares së komisionit që ti përmbahen rendit të ditës, dhe Beqaj të flasë për buxhetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat