KQZ diskuton ndarjen e re të mandateve

Shqipëria

KQZ diskuton ndarjen e re të mandateve

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 15:18
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e së martës për të vendosur për ndarjen e re të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në kuader te zgjedhjeve parlamentare 2017. Më pas, vendimin e saj KQZ do t’ía përcjellë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas relacionit që shoqëron pr/vendimin, KQZ i kërkoi Drejtorisë së Përgjithëshme të Gjendjes Civile(DPGJC), numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark. Në përgjigjen e saj, DPGJC percolli numrin total të shtetasve, qe sipas datës 7 nëntor 2016, rezulton të jetë 4.426.963. I pjestuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, përcaktohet se numri 31.621, është mesatarja e shtetasve që i takon çdo mandati. Bazuar mbi këtë caktohet dhe numri i mandateve për cdo zonë zgjedhore.
Vendimi i KQZ-se parashikon këtë ndarje mandatesh, për 12 zonat, sipas qarqeve:

1.Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate
2.Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate
3.Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate
4.Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate
5.Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate
6.Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate
7.Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate
8.Zona zgjedhore qarku Kukës 3 mandate
9.Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate
10.Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate
11.Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 mandate
12.Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat