KQZ diskuton ndarjen e re të mandateve

Shqipëria

KQZ diskuton ndarjen e re të mandateve

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:33
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi të martën pr/vendimin “për ndarjen e re të mandateve për çdo zonë zgjedhore”, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s.

Propozimi për një hartë të re elektorale vjen pas kërkesës së KQZ-së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile(DPGJC) ku kërkohet saktësimi i numrit të përgjithshëm të shtetasve dhe atyre për çdo qark.
Në përgjigjen e përcjellë, DPGJC deklaron, se numri i shtetasve sipas datës 7 nëntor 2016, rezulton të jetë 4.426.963. I pjestuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, përcaktohet se numri 31.621, është mesatarja e shtetasve që i takon çdo mandati. Bazuar mbi këtë mesatare caktohet dhe numri i mandateve për cdo zonë zgjedhore.

Ndarja e re e mandateve e propozuar nga KQZ, për 12 zonat zgjedhore, sipas qarqeve është si më poshtë:
1.Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandate
2.Zona zgjedhore qarku Dibër 6 mandate
3.Zona zgjedhore qarku Durrës 14 mandate
4.Zona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandate
5.Zona zgjedhore qarku Fier 16 mandate
6.Zona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandate
7.Zona zgjedhore qarku Korçë 11 mandate
8.Zona zgjedhore qarku Kukës 3 mandate
9.Zona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandate
10.Zona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandate
11.Zona zgjedhore qarku Tiranë 34 mandate
12.Zona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat