Skandali i CEZ, flet dëshmitari kyç: Lidhjet e Berishës në aferën korruptive

Shqipëria

Skandali i CEZ, flet dëshmitari kyç: Lidhjet e Berishës në aferën korruptive

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:10
Romeo Karaj

Thellohet edhe më tepër skandali i privatizimit të CEZ, ku në qendër të akuzave është vënë ish-kryeministri Sali Berisha, si përgjegjës për një aferë korruptive të përmasave të mëdha.

Këtë radhë akuzat ndaj tij nuk kanë ardhur nga kampe politike, por nga Romeo Karaj, ish-juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar. I thirrur në Komisionin Hetimor për aferën e CEZ, Karaj ka dhënë dëshmi tronditëse sa i përket skandalit të CEZ, duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe faktin se pse ai është cilësuar si dëshmitar kyç për këtë çështje.

Karaj tha në Komisionin Hetimor se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizimit të CEZ ka nisur që në vitin 2005-2006 dhe jo në 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi. Por ky është vetëm fillimi i dëshmisë së tij.

Sipas ish-juristit, mes çekëve të CEZ dhe qeverisë shqiptare ka qenë Nuel Kala, një person me lidhje të forta me qeverinë shqiptare, nga ku Kala ka përfituar 3. 6 milionë euro. Karaj shton se për të dëshmuar këtë ai zotëron foto dhe dokumente mes Nuel Kala, Berishës dhe ministrit Genc Ruli. ka foto dhe dokumente. Ai shkon më tej kur thotë se vetëm në një muaj, mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha ka pasur mbi 100 telefonata, këto për të mundësuar privatizimin nga çekët të OSHEE-së. Megjithatë Por Nuel Kala, sipas dëshmitarit nuk ka qenë sekseri i vetëm. Përpara tij, ka pasur tentativa nga një tjetër shtetas. Sipas ish-juristit, Berisha është takuar edhe me Rebeka Gaskin e cila është drejtuesja e vetme e DIA-s që u ngarkua nga CEZ për mbledhjen e borxheve.

Kët atë dy janë takuar në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, me ndërmjetësimin e Kastriot Ismailajt, i cili tashmë është i arrestuar për aferat CEZ-DIA.

Ish-juristi i OSHEE Romeo Karaj, i cili përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh është marrë në mbrojtje  nga policia e shtetit, pas kërcënimeve me jetë ndaj tij.  

Dëshmia e ish-juristit të OSHEE në komisionin hetimor

"Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna në emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006. Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët në CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë , është njohur zyrtarisht me ne.Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses. Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat