Blushi: Plehrat e Italisë dhe Greqisë do derdhen në Shqipëri

Shqipëria

Blushi: Plehrat e Italisë dhe Greqisë do derdhen në Shqipëri

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 12:12
Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se të gjithë kazanët e plehrave të Italisë dhe Greqisë do të derdhen në Shqipëri.

Blushi ka rrëfyer një histori, ku kryebashkiaku i Korfuzit i ka kërkuar një politikani shqiptar që të miratohet ligji i plehrave pasi ata nuk kanë ku t’i çojnë dhe do i sjellin në Sarandë se u bie më lirë.

“Pse nuk sillet ligji? Sepse nuk kemi vota sepse ka më shumë vota keqbërësish se vota të atyre që duan të votojnë pro. Dhe e dyta: Se ka një shkak që ka frikë nga presioni dhe kërkon ta modifikojë ligjin që bie në kundërshtim me procedurën parlamentare. Dekreti i presidentit e ka mbushur afatin e 8 javëve  për t’u shqyrtuar nga ky parlament”, tha Blushi.

“Ja ç’po ndodh përreth nesh: Janë përgatitur të gjitha kazanët e Greqisë dhe Italisë për t’u derdhur në Shqipëri. Më thoshte një mik se kryetari i bashkisë i Korfuzit e pyeste kur do ta votoni atë ligjin se na mbetën plehrat. Se i bie më lirë t’i djegë në Sarandë dhe jo në Korfuz. Na thonë se BE na kërkon të djegim mbetjet”, vijoi deputeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat