Debati i Ramës me vajzën sot në Peqin, Hafizi: Kryeministri u fsheh në strehën e arrogancës

Shqipëria

Debati i Ramës me vajzën sot në Peqin, Hafizi: Kryeministri u fsheh në strehën e arrogancës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:54
Mimoza Hafizi

Ish- deputetja e PS-së, sot pjesë e LIBRA-s, Mimoza Hafizi reagon pas përplasjes që kryeministri Rama pati sot në Peqin me një vajzë, e cila i kërkoi një vend pune si infermiere.

Hafizi shkruan se arroganca e kryeministrit s'mund ta mbulojë plagën e madhe që Rilindja i shkaktoi administratës dhe shërbimit publik.

“Kryeministri prapë sot u fsheh në strehën e arrogancës së vet kur një vajzë e re i kërkoi llogari se pse nuk arrin të punësohet si infermiere, me gjithë rezultatet e larta në studime.

Se kryeministri e ka të vështirë të pohojë që qeveria e tij ka dështuar t'i japë pacientëve infermierin më të mirë, fëmijëve mësuesin më të zot, qytetarëve nëpunësin më të aftë e të përkushtuar.

Administrata dhe shërbimet publike gëlojnë nga paaftësia dhe korrupsioni. Për këtë mund të dëshmojë çdo qytetar. Kjo situatë ka dekurajuar edhe përpjekjet e të rinjve për shkollim serioz. Arroganca e kryeministrit s'mund ta mbulojë plagën e madhe që Rilindja i shkaktoi administratës dhe shërbimit publik”, shkruan Hafizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat