Shqetësimi i autoriteteve - Pikat kufitare “portë” kontrabande dhe trafiku narkotikësh

Shqipëria

Shqetësimi i autoriteteve - Pikat kufitare “portë” kontrabande dhe trafiku narkotikësh

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 00:21
Dogana

90 kilogramë substanca narkotike janë sekuestruar në pikën kufitare Morinë-Zvërmicë. Kjo pikë sipas autoriteteve  nyje kalimi e mallrave kontrabandë, ku është konstatuar se drejt shqipërisë kalojnë kontrabandë mallra të ndryshëm me akcizë, trafikim i mjeteve motorrike si dhe bagëti ndërsa në drejtim të Kosovës bëhet trafiku i lëndëve narkotike, trafikimi i qënieve njerëzore si dhe kalimi i përsonave të shpallur nën kërkim.

Gjatë një takimi të përbashkët mes dy policive kufitare të mbajtur në Kukës u ngrit shqetësimi se vetëm gjatë këtij viti janë zbuluar 14 raste të kontrabandës.

Afrim Tafa: “Nga Kosova për Shqipëri ekzistojnë këto lloje krimesh: kontrabandë ta mallrave të ndryshme me akcizë që kalohet nëpërmjet kufirit jeshil, trafikimi i mjeteve motorike dhe vjedhje. Tendenca nga Shqipëria në Kosovë trafikimi i lëndëve narkotike, kryesisht kanabis sativa, trafikim i qënieve njerëzve, kalimi i personave të shpallur në kërkim”

Edhe në kufirin me Greqinë pranë pikës së Kapshticës autoritetet greke kanë kapur 78 kilogram lëndë narkotike Kanabis Sativa. konstatimi i një shtetasi të paidentifikuar që lëvizte me 2 kafshë dore të ngarkuara është bërë nga  mjetet speciale të vëzhgimit në Policinëe Kufitare Kapshtice,  dhe më pas është transmetuar tek pala greke.  Shtetasi grek u kap rreth orës 4:30 në fshatin Argos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat