“Qeveria nuk e di buxhetin e Ushtrisë, Mbrojtja dhe Financat me dy shifra”

Shqipëria

“Qeveria nuk e di buxhetin e Ushtrisë, Mbrojtja dhe Financat me dy shifra”

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 09:11
Ushtri

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas letrës publike të Presidentit Nishani, në të cilën i kërkoi Parlamentit që të rrisë buxhetin e Mbrojtjes të paktën në nivelin e 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Në reagimin zyrtar të ministrisë jepet një shifër tjetër nga ajo që ka deklaruar disa ditë më parë Mimi Kodheli para Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Në reagimin e ministrisë shkruhet se buxheti për vitin 2017 është në nivelin e 1.1% të PBB-së. 

Por kjo deklaratë hedh poshtë pohimin e bërë nga Kodheli, e cila para deputetëve u shpreh se buxheti është në nivelin e 0.8% të PBB-së, pra një diferencë prej rreth 40 milionë dollarësh. 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli u pyet nga Flamur Noka se sa ishte në përqindje buxheti i vitit 2017 dhe ajo u përgjigj: “0.8% e PBB¬së”, ndërsa në reagimin e ministrisë theksohet se: “Ashtu siç kemi informuar Komisionin e Sigurisë Kombëtare gjatë prezantimit të buxhetit të alokuar të Ministrisë së Mbrojtjes, i ribëjmë me dije institucionit të Presidentit, si dhe deputetëve të Kuvendit, sa më poshtë: Buxheti i planifikuar për vitin 2017 përfaqëson 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku përfshihen fondi i pagave dhe pensioneve, shpenzime për misione, investime, pensione të ish-ushtarakëve.

Ky buxhet në asnjë rast nuk prek arritjen e objektivave tona në fushën e mbrojtjesdhe aq më pak detyrimet kushtetuese dhe angazhimet në

NATO”, thuhet në qëndrimin zyrtar. Në fund të deklaratës theksohet se ministria e harton e vetme buxhetin dhe s’ka pse të konsultohet me Presidentin. Ndërkohë që sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave ka dhënë një tjetër shifër për buxhetin e Mbrojtjes gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm. 

“Angazhimit që ka shteti shqiptar me NATO-n, ne synojmë të arrijmë 1%, jemi larg 2%. Angazhimi i qeverisë ka qenë serioz, brenda adresimit, si dhe të konsiderimit fiskal dhe të gjitha reformave që ne kemi. Është një faturë prej 20 milionë lekësh që shkon për të financuar reformat, drejtësi, prona, energji, pensione, e cila na kushtëzon edhe për të adresuar NATO¬n. Megjithatë, NATO, atë ç’ka kemi dhënë ne është në rreth 0.9% e GDP¬së”, ka deklaruar Geraldina Prodani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat