Komuniteti i italianëve në Shqipëri, solidaritet me zonat e tërmetit

Shqipëria

Komuniteti i italianëve në Shqipëri, solidaritet me zonat e tërmetit

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 15:09
Komuniteti i italianëve

 Komuniteti i italianëve me punë dhe banim në vendin tonë është mbledhur këto ditë në Durrës për një veprimtari të veçantë, e cila bashkë me elementët e integrimit me popullsinë vendase, synon të bashkojë interesat e shtetasve nga vendi fqinj.

Shoqatat Circolo.it dhe “New Umor Sound” kanë gjetur mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe të fondacionit “Slow Food” për një manifestim solidariteti në  grumbullimin e fondeve për mbështetjen e familjeve të goditura nga tërmeti i fundgushtit të kaluar në qytetin e Amatriçes (Itali). Së bashku me dhjetra shtetas italianë në takim morën pjesë  mjaft bashkëpunëtorë dhe përfaqësus të biznesit vendas nga Durrësi dhe Tirana.

Mbrëmja me titull “Un’amatriciana per Amatrice” u hap me pamjet e qytetit të goditur nga tërmeti, ndërsa më pas ambasadori Alberto Cutillo përshëndeti nismën e shoqatave italiane në Shqipëri, si dhe rëndësinë e integrimit me popullsinë vendase.

Vetëm në rajonin e Durrësit aktualisht banojnë dhe punojnë 300 shtetas italianë, duke u bërë komuniteti I huaj me numrin mëtë madh të banorëve në territor. Organizatorët po shfrytëzojnë “Javën e parë të Kuzhinës italiane nëpër botë” për realizimin e këtij aktiviteti, një nga të paktët që synon të mbledhë së bashku italianët me banim dhe punë në vendin tonë. Ata janë të bindur në kontributin e solidaritetit që synon të lehtësojë vuajtjet dhe dhimbjen e popullsisë së zonave të dëmtuara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat