Opozita nderon të rënët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Shqipëria

Opozita nderon të rënët me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 10:55
Kryetari i PD-se, Lulzim BAsha Foto:ARKIVE

Me rastin e 28 Nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë të grupit parlamentar dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, zhvilluan paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të kombit dhe vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve të Atdheut.

Në mesazhin e përcjellë për mediat, kreu i opozitës uroi gjithë bashkëatdhetarët për 28 Nëntorin, duke i ftuar ata të nderojnë sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Të bashkohemi, tha Basha, për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo ku largohen shqiptarët. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, tha ai.

Prej disa vitesh, forcat e djathta në vend e kremtojnë në një ditë Festën e Pavarësisë dhe Festën e Çlirimit, duke nderuar me një ceremoni të vetme, të rënët për pavarësi, dëshmorët e çlirimit dhe të demokracisë pranë monumentit në Shqipëri. 

Basha: Zoti e bekoftë kombin shqiptar

Deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri, të kryesuar nga kryetari Lulzim Basha kanë bërë homazhe këtë të hënë në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë.

Pasi ka vendosur buqeta me lule dhe ka mbajtur një minutë heshtje, Basha ka mbajtur edhe një prononcim për mediat.

“Dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen gëzuar 28 Nëntorin. Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen e jo largohen shqiptarët. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Gëzuar 28 Nëntorin”, ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat