Deputetja greke: Shqipëria po u prish banesat minoritarëve. Fleskenstein: Keni probleme me shumë vende

Shqipëria

Deputetja greke: Shqipëria po u prish banesat minoritarëve. Fleskenstein: Keni probleme me shumë vende

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 18:58
PE, ndërtesa

Parlamenti Europian është përshirë në debate pasditen e sotme teksa diskutohej çelja e negociatave me Shqipërinë.

Një eurodeputete greke ka ngritur pretendimin se 19 familjeve minoritare Shqipëria u ka dhënë vetëm 5 ditë kohë për të lënë banesat, që më pas, sipas saj, do të prisheshin pa leje.

“Shqipëria ka detyrim të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët”, tha ajo.

Ndërkohë, Knut Fleckensten ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke i vënë si kriter zbatimin e reformave.

“Kolegët grekë shpesh pretendojnë probleme me shumë vende” – ka thënë Fleckenstein, duke pasur parasysh pretendimet e Athinës sa i përket Turqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat