Xhafaj: Absurd rinegociimi i ligjit për kontrollin e gjyqtarëve

Shqipëria

Xhafaj: Absurd rinegociimi i ligjit për kontrollin e gjyqtarëve

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:16
Fatmir Xhafaj

Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj e cilësoi sot “absurde” kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për rinegocim të ligjit për kontrollin e figurës së gjyqtarëve e prokurorëve, i njohur si procesi i vetingut, i ankimuar nga opozita në Gjykatë Kushtetuese.

“Kjo është gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time parlamentare, që kjo mazhorancë dhe opozitë, domethënë partitë politike paskan fuqi të zhbëjnë edhe Gjykatën Kushtetuese. Partitë politike e konsiderojnë më të rëndësishme një marrëveshje apo një pazar mes tyre, sesa rëndësinë e veprimit kushtetues”, komentoi Xhafaj propozimin e ardhur mbrëmë nga kreu i PD-së.

“Nuk arrij dot ta kuptoj as kryetarin e PD-së, - vijon ai, - as vetë PD-në, e cila nuk mori pjesë në debatin e ligjit për Vettingun dhe u angazhua fort për ato gjëra që i mendonte sipas pikëpamjes së saj, duke e bërë një kasus në Gjykatë Kushtetuese, me të vetmin qëllim për të vonuar procesin, për ta penguar dhe për ta shtyrë në kohë, pasi procesi nuk mund të ndalet”.

“Sot, PD kërkon atë, që nuk mund të kërkojë një force politike serioze, që të mblidhen dy partitë politike dhe t’i thonë Kushtetueses:ndërprite se vendosim ne, kur të biem dakord”, u shpreh Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat