Edi Rama i ashpër me BE-në: Nëse nuk na pranoni, Ballkanin e “merr” Rusia

Shqipëria

Edi Rama i ashpër me BE-në: Nëse nuk na pranoni, Ballkanin e “merr” Rusia

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:31
Edi Rama

Rusia dhe militantët islamikë mund të zgjerojnë ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit dhe në BE në qoftë se BE-ja nuk i merr në bashkësi, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Përveç kësaj, Rama në një intervistë për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tha se është në interes të BE-së që të anëtarëson edhe vendet e Ballkanit.

“Në qoftë se ne duam një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme është mirë që BE-ja të mos lë hapësira. Ne nuk duhet të harrojmë se ka lojtarë të dytë dhe të tretë, që luajnë lojërat e tyre dhe të cilët mund të përfitojnë në qoftë se BE-së e lë këtë pjesë të Evropës në vakum. Nuk jam duke folur vetëm për Rusinë, por edhe për islamin radikal”, tha Rama.

Ai tha, se Shqipëria do të vazhdojë të përparojë drejt BE-së, por shprehu dyshime rreth kapacitetit të BE-së për të përthithur anëtarë të rinj.

“Kjo nuk ka të bëjë se sa kemi nevojë për të, por si. BE do të vazhdojë të zhvillohet në ndërkohë, ne jemi politikisht në formë shumë të mirë, por BE-ja nuk është”, tha Rama.

Kroacia dhe Sllovenia janë bashkuar tashmë në NATO, ndërsa Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë vende kandidate të BE-së.

Të gjitha këto vende janë në nivele të ndryshme të progresit drejt BE-së dhe Serbia synon të përfundojë procesin deri më 2019.

Megjithatë, pranimi i shteteve të reja anëtare nuk është më prioritet i lartë për BE-në.

Diplomatë nga rajoni tregojnë se Rusia është duke u përpjekur të zgjeruar ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat