Gjendet i vdekur në pyll teknologu i rafinerisë se naftës

Shqipëria

Gjendet i vdekur në pyll teknologu i rafinerisë se naftës

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:58
Shefo Duraj

Në Mallakastër, në pyllin e fshatit Kalenjë të Shqipërisë, është gjetur i pajetë trupi i Shefo Duraj, me profesion teknolog në uzinën e naftës në Ballsh.

57-vjecari ishte shpallur i zhdukur 2 jave më parë nga policia. Familjarët e tij kishin bërë denoncim pasi Duraj kishte humbur kontaktet në datën 20 nëntor.

 Sipas informacioneve paraprake të policisë dyshohet se vdekja dyshohet të jetë aksidentale, por pa dhënë detaje të tjera.

Ekspertët e mjekësisë ligjore pritet të përgatisin një raport përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së 57-vjecarit. Trupi i pajetë u gjet nga një bari i zonës i cili njoftoi menjëherë policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat