Bode: Lëvizje e çoroditur e qeverisë, pretekst për rritje çmimi

Shqipëria

Bode: Lëvizje e çoroditur e qeverisë, pretekst për rritje çmimi

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:51
Ridvan Bode

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode në studion e lajmeve të Ora News tha se akciza e gazit është një pretekst për rritjen e çmimit. Ai u shpreh se ajo është një lëvizje e çoroditur e qeverisur për të bindur FMN se qeveria është duke marrë edhe masa shtesë në rritjen e taksave.

Bode: Do të jetë një pretekst për të rritur çmimin e gazit, por nuk ka për të rezultuar asgjë në arkën e shtetit, sepse do të kemi gaz me akcizë dhe gaz pa akcizë dhe sesi do të dallohet gazi me akcizë nga gazi pa akcizë e di vetëm qeveria

Këto janë lëvizje të çoroditura që bën qeveria për të bindur FMN se ne jemi duke marrë dhe masa shtesë në rritje e taksave.  Thelbi i asaj që po ndodh në paketën fiskalë nuk ka të bëjë me vendosjen e taksave të larta. E vërteta është tjetër dhe që nuk po ndihet qeveria dhe do të japë llogari dhe ka ardhur koha të japë llogari, ka vendosur në harkun e 4 viteve 440 mln dollarë taksa të reja në vit.

Ridvan Bode tha se bilanci i qeverisë Rama është i dështuar. Duke u ndaluar te buxheti i cili do të diskutohet nesër në Kuvend, Bode tha se premtimet e kësaj qeverie janë të parealizuara.

Bode: Buxheti i vitit 2017 është buxheti i 4-te që miraton kjo qeveria. Është kohë për të bërë një bilanc të qeverisë Rama, një bilanc që e nxjerr të dështuar dhe me premtime të parealizuara.

Në lidhje me rritjen e pagave, Bode tha se rritja nuk do të jetë 10%, por 7% ashtu siç e tha edhe vetë Rama. Kjo rritje e pagave dhe pensioneve tha Bode nuk është e mjaftueshme duke krahasuar rritjen e çmimeve.

Bode: Kjo ishte programuar, por deri tani kryeministri ka thënë që do të kemi rritje paga 10%. Në fakt sot konfirmoi se do të jetë 7%. Fondi është i pamjafteshëm për të përballuar rritjen e çmimeve. Prej 4 viteve është bllokuar rritja e pagave dhe pensioneve.

Qoftë pagat qoftë pensionet me rritjen që bëjnë nuk janë në kompensim të gjysmës së rritjes së çmimeve. Për pensionistët kjo do të jetë me e vogël, ndërsa për adminstratën do të ketë një rritje 7% ndërkohë që inflacioni është 21% . Edhe me këtë rritje do të ketë një fuqi blerëse më të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat