Rama-opozitës: Kjo që po bëni për Vettingun është akt antikombëtar

Shqipëria

Rama-opozitës: Kjo që po bëni për Vettingun është akt antikombëtar

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:23
Kryeministri Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, ku dhe ka prezantuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, kreu i qeverisë nuk i ka lënë opozitës pa i kthyer përgjigje edhe për Vettingun, që sipas tij po bllokohet nga të djathtët.

Ai e ka quajtur akt të pastër antikombëtar këtë veprim të opozitës, ndaj dhe i bëri thirrjet ë reflektojë. 

“Justifikimi fajin e ka përkthyesi kjo i ka tejkaluar të gjitha parashikimet, përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi, ju mbase nuk keni faj, shumica juaj e ka gabim mendoj, që largimi i gjykatësve nga sistemi ju duket sikur hap derën e ububushme të atij parlamenti tjetër kjo është e qartë. Shqiptarëve nuk mund tu thoni asnjë më deri sa i keni dalë haptas dhe i keni zënë rrugën Vettingut pa e çarë kokën se është mur në çeljen e negociatave. Ju kam thënë atëherë se do ta votoni që të gjithë reformën në drejtësi, mos na vononi se do vini në rresht si erdhët dhe do ta votoni, pavarësisht se kur erdhët nuk e fshihnit dëshpërimin. kartoni jeshil lart e koka poshtë. Nuk e ndaloni dot zbatimin e reformës në drejtësi, ju do ta vononi dhe do ta paguani si frëngu pulën vonesën në zgjedhjet e ardhshme, nuk shqetësohem për këtë, por se vonesa i lë faturë të rëndë vendit”-tha Rama. Sipas tij, ajo që po bën opozita lidhur me Vettingun dhe me Reformën në Drejtësi është antishqiptare. “E bëni se jeni të trembur, apo edhe më të trembur pas të tremburve dhe u mbani avazin atyre në rreshtat e parë, apo se nuk kuptoni çfarë po bëni, kjo është tjetër histori, por kjo që bëni është akt antikombëtar i pastër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat