Buxheti në Kushtetuese, Presidenca do e ankimojë

Shqipëria

Buxheti në Kushtetuese, Presidenca do e ankimojë

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 15:36
Kuvendi i Shqipërisë

“Nëse kjo situatë vijon të mbetet e tillë, që nuk adreson një funksionim normal të institucionit të Presidentit të Republikës, do ta trajtojmë në Gjykatë Kushtetuese”.

Kjo deklaratë e bërë rreth dy javë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës u duk si një deklaratë për konsum të përditshme, por në të vërtetët, buxheti i vitit 2017, do të përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Burime nga Presidenca bënë të ditur për TCh, se institucioni i Presidencës vijon të ketë të njëjtin qëndrim dhe në rast se Projektbuxheti i paraqitur nga Qeveria, nuk ndryshon, sipas kërkesës së tyre, ai do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenca ka kërkuar nga Qeveria një shtesë në buxhetin e vitit 2017 prej 20 milionë lekesh, ku përfshihen dhe ceremonia e betimit te Presidentit të ri.

Por qeveria nga ana e saj, ka pretenduar se këto shpenzime do të mbulohen nga fondet e Qeverisë. Në këtë përballje Presidencë-Qeveri, aleati qeverisës, LSI është rreshtuar në krah të Presidentit Nishani, duke deklarua me anë të Petrit Vasilit, se janë shifra qesharake për të cilat flitet.

Pavarësisht debatit disa orësh në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës, debati për buxhetin pritet të zhvendoset në një tjetër institucion, atë të Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat