Basha: Jem që negociatat të hapen, por pengesë është Rama

Shqipëria

Basha: Jem që negociatat të hapen, por pengesë është Rama

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:18
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut ka theksuar se Partia Demokratike është pro hapjes së negociatave, por këtë gjë po e pengon Edi Rama.

Basha është shprehur se kreu i qeverisë e ka përjashtuar PD-në nga votimi me konsensus të ligjeve të Reformës në Drejtësi.

“Përgjigja e shkurtër është absolutisht po. PD-ja ka dhënë kontributin. Në se do të ishte në dorën time do të firmosja që tani hapjen e negociatave. Por, nuk është në dorën time. Diskutimi i vërtetë sot nuk është do apo nuk do PD-ja hapjen e negociatave, por se çfarë duhet të bërë që ato të hapen. 

Shqiptarët e dinë se zbatimi i Reformës në drejtësi është shumë i rëndësishme. Diçka pozitive është fakti se palët politike kaluan në mënyrë unanime Reformën në Drejtësi. Por ka pasur probleme me ligjet që duhet të kalonin me konsensus. Rama vendosi që ta përjashtojë opozitën nga hartimi i këtyre ligjeve.”, tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat