Ilir Meta: Nuk i kam zgjedhur unë qeveritë por qytetarët, kam lexuar vullnetin e tyre

Shqipëria

Ilir Meta: Nuk i kam zgjedhur unë qeveritë por qytetarët, kam lexuar vullnetin e tyre

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:25
Ilir Meta

Duke folur në emisionin “Të paekspozuarit”, kreun e Kuvendit Ilir Meta deklaroi se nuk ka vendosur ai se kush do të qeverisë, por qytetarët shqiptarë dhe se ai ka qenë vetëm lexues i vullnetit të tyre.

“Unë mendoj si zoti Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, por në një mënyrë pak edhe kështu gazetareske, edhe intriguese edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë që ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë. Kanë qenë qytetarët shqiptarë dhe Ilir Meta është përpjekur të lexojë në mënyrën sa më korrekte vullnetin e tyre.

Në 2009 kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për stabilitetin e vendit…

LSI ka lindur si parti opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.

Në 2009 populli votoi PD-në dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje ose të bashkohej me PD dhe të bënte qeverinë për të siguruar stabilitetin e vendit ose të bënte koalicion me PS dhe të mos prodhonte asgjë”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat