Prostitucioni, Policia apel prindërve: Si t'i mbroni fëmijët

Shqipëria

Prostitucioni, Policia apel prindërve: Si t'i mbroni fëmijët

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
Ilustrim

Vajzat adoleshente janë grupet më të prekura për të rënë pre e një viktime të mundshme të trafikimit të prostitucionit. Ky sinjal ka ka marrë fillesën nga zyra e trafikimit të Policisë së Tiranës, pasi gjatë punës së tyre kanë konstatuar një numër të konsiderueshëm të vajzave adoleshente të para si viktima trafikimi për prostitucion.

 Nga marrja në pyetje e këtyre rasteve është vënë re se një pjesë e vajzave të abuzuara kanë deklaruar se prindërit e tyre  nuk kanë djni për aktivitetin që ato ushtrojnë. Në këtë situatë u pa e nevojshme një apel të iniciuar nga policia për t’i bërë thirrje prindërve për të pasur me tepër vëmëndje në mbarvajtjen e fëmijëve të tyre si dhe të denoncojnë rastet kur kuptojnë se fëmja i tyre është një viktimë e mundshme trafikimi.

Shenjat që tregojnë se fëmija rrezikohet nga trafikimi
Si mund t'i dallojnë prindërit shenjat e para të fëmjëve për të kuptuar rrezikun që  kanoset lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit?

Policia bën apel që prindërit duhet të jenë më tepër vigjilentë duke marrë inisiativa të përditshme lidhur me kontrollin që duhet ti bëjnë fëmijës së tyre.

Shenjat paralajmëruese dallohen kur vajza juaj është duke frekuentuar më një djalë që ka diferencë moshe dhe nuk pranon anjëhërë për ta prezantuar ose e mban këtë lidhje të fshehtë.

Në rast se shihni që vajza juaj adoleshente rri e mbyllur në vetvete  e distancuar nga çdo grup shoqëror duht të merrni masa për përmirësimin e gjëndjes së saj psikologjike.

Sa herë dyshoni se ajo ju gënjen për rrobat e reja si dhe dhuratat që ka marrë së fundmi gjë që vetë ajo nuk mund ti përballojë ekonomikisht përt ti blerë.

Kur shihni që vajza juaj rri në internet dhe nuk i publikon personat me të cilët komunikon është një rast shqetësues.

Po ashtu vlen të theksohet kur prindërit vënë re shenja dhune që janë në trupin e fëmijës duhet ta pyesin dhe të komunikojnë me të.

Mbarjavtja e mësimeve, përqëndrimi si dhe frekuentimi në shkollë është një sinjal që prindërit duhet të kujdesen.

Dalja e saj në orë të vona të natës dhe frekuentimi i clubeve që nuk lejon grupmoshën e saj është po ashtu një tipar dallues.

Të gjitha vajzat e reja janë të rezikuara nga trafikantet. Adoleshentet që nuk i kushtojnë vëmendje shkollës, keqtrajtohen në familje, kanë vetvlerësim shumë të ulet për veten , kanë mundësi ekonomike ekstreme minimale janë vecanërisht më të rrezikuara.

Trafikimi i qënieve njërëzore mbetet një nga  problematikat më të rëndësishme për policinë  pasi është ndër prioritetet e saj lidhur me goditjen e grupeve kriminale që rekrutojne fëmijë dhe gra për qëllime shfrytëzimesh  ilegale.

Trafikimi i personave është cilësuar si krimi më i rëndë  që mund ti bëhet personit, duke cënuar së pari të drejtën  jetës si dhe të drejtën për të lëvizur lirisht të drejtën për të mos u tortuaruar dhe për të mos u shfrytëzuar.

Llojet e trafikimit janë të shumllojshme duke filluar që nga shfrytëzimi i të miturve që nxirren në kushte rruge deri në shfrytëzim prostitucioni si dhe shfrytëzim për shitblerje organesh.

Rastet që policia ka evidentuar kanë  marrë një  vëmëndje të veçantë përsa i përket adoleshenteve dhe grave të cilat në kushtet që ndodhen u është krijuar mundësia për tu stabilizuar dhe rehabilituar me qëllim mbrojtjen e jetës  dhe krijimin e kushteve për tu ndier sa më të sigurta.

Pasojat e trafikimit të shfrytëzimit të prostitucionit janë të rënda duke nisur që nga tramumat psikologjike të jetuara nga viktimat.

Por sa e sigurt mund të ndihet një viktimë e tillë  trafikimi nëse merr guximin për të mbrojtur veten e saj dhe vjen për ta referuar rastin  në polici?

A duhet të ketë ajo besim, apo ka ende frike nëse abuzuesi nuk do të ndëshkohet? A ka zgjidhje për këto dilema?

Sigurisht që këto janë pyetjet e para që shoqërojnë një viktimë përpara se të ndërrmarrë hapin drejt denoncimit në polici. Mbështetja që policia ofron në raste të tilla është maksimale duke bashkëvepruar dhe me organizata për riintergrimin e tyre në shoqëri dhe në familje. Policia thekson se kategoria e viktimave të trafikimit  kërkon një vëmëndje të veçante duke nisur punën dhe me  grupet e tjera të aktorëve, të cilët kanë si  qëllim riintegrimin e tyre. Institucionet e tjera ligjzbatuese kanë ndërrmarrë inisiativa që për këtë kategori të ofrojë shërbime të veçanta si ndihme psikologjike, shëndetësore, plotësimi i nevojave bazike duke monitoruar dhe  situatën social-ekonomike në të cilën ndodhen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat