Deputeti shqiptar e pranon: Të gjejmë 1 konsensus, shqiptarët nuk kanë kusur të durojnë paaftësinë tonë politike

Shqipëria

Deputeti shqiptar e pranon: Të gjejmë 1 konsensus, shqiptarët nuk kanë kusur të durojnë paaftësinë tonë politike

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:19
Deputeti Nard Ndoka

Deputeti Nard Ndoka komenton deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se është i gatshëm të udhëtojë në Moskë për një takim me Presidentin Putin.

Ndoka shprehet se Rusia nuk është një zgjidhje.

Madje ai shton se shqiptarët nuk kanë kusur të durojnë paaftësinë politike të deputetëve shqiptarë, prandaj duhet gjetur një zgjidhje.

STATUSI

Axhenda e Shqiperise duhet te jete vetëm Europa.

Putini dhe ISIS nuk jane as mundesi dhe as presion per Europen!

Kryeministri duhet te tregoje largpamësi dhe përgjegjësi kombëtare!

Mendoj se kushti kryesor i hapjes së negociatave të Shqipërisë nga Bashkimi Europian është heqja dore e gjetjes me çdo kusht të armikut të brendshëm që pengon reformën.

Nisja sa më urgjente e një procesi konkret me një axhende specifike e të mirëpërcaktuar, e cila adreson të gjitha problemet që po mbajnë peng hapjen e negociatave: KANABIZIMI i shfrenuar i vendit, KORRUPSIONI, VETINGU dhe DEKRIMINALIZIMI, do ishte hapi më pozitiv.

Ështe e pakuptueshme se si kemi të bëjmë me një klasë kaq amatore politikanësh, e cila me vullnet apo pavullnet po punon kundër interesit kombëtar.

I bëj thirrje të gjitha palëve të ulemi dhe të japim propozime konkrete sesi mund të dalim nga ky batak, nëpërmjet një KONSENSUSI të madh, sepse asnje shqiptar nuk e ka për kusur të durojë më paaftësinë tone politike.

Dhe boll më me presione se na paskan prishur punë palët e treta që veprojnë në rajon që na dashkan destabiletin e vendit, sepse destabilizuesit më të mëdhenj të vendit ndodhen në parlament dhe Europa është më serioze se aq sa të marrë për bazë pretendimet apo kërcënimet e “Liderit Botëror”!

Integrimin po e pengon vetem klasa politike e vendit tonë!

Ndergjegjësim, reflektim, konsensus dhe përgjegjësi kombëtare, duhet të jetë axhenda ynë politike, në të kundërt qytetarët shqiptarë duhet ta ndëshkojnë këtë klase politike me votë dhe qëndrim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat