Ministri Bushati në Itali, takim me homologun Gentiloni

Shqipëria

Ministri Bushati në Itali, takim me homologun Gentiloni

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:24
Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar nje takim në Romë me homologun italian  Paolo Gentiloni ku u diskutua mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe mbi problematikën e ‘Call Centre’. Bushati thekson se u ra dakord  për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Gjithashtu Bushati shpreh mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në #Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën tonë drejt BE-s딑, shkruan Bushati në “Facebook” .

Bushati në Romë, me homologun Gentiloni për integrimin

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar këtë të premte një vizitë zyrtare në Romë, ku është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë shqiptare përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Një bisedim i shkëlqyer në Romë me mikun e mirë Paolo Gentiloni në kuadër të samitit MED2016. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme në rrugën tonë drejt BE-së”, ka deklaruar Bushati në profilin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat